Ja si pritet të jetë moti të dielën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ja si pritet të jetë moti të dielën
moti pranve
10/05/2026 - 07:52
Linku u kopjua

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në vend parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si rezultat i stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Sipas një njoftimi të institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për perimet dhe drithërat që ndodhen në fazat intensive të vegjetacionit.

Po ashtu, reshjet lokale të ditëve të fundit pritet të ndikojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të favorizojnë aktivitetin fiziologjik të bimëve.

Fermerëve u rekomandohet që trajtimet fitosanitare dhe aktivitetet në parcela t’i planifikojnë kryesisht gjatë periudhave pa reshje dhe me erë më të dobët, për shkak të mundësisë së proceseve konvektive dhe shkarkimeve elektrike në disa zona.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026