Arrestohet kandidati i PDK-së Qëndrim Kryeziu gjatë aksionit për rrënimin e një pompe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet kandidati i PDK-së Qëndrim Kryeziu gjatë aksionit për rrënimin e një pompe
SDFSDF
29/05/2026 - 12:06
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që lidhet me rrënimin e një pompe të derivateve.

Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrit policor gjatë zhvillimit të aksionit.

Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ku është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase.

Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa pritet të sqarohet nëse ndaj Kryeziut do të iniciohen procedura të mëtejshme ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026