Vrasja e imamit në Zlipotok, kërkohet paraburgim për autorin e dyshuar dhe babanë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vrasja e imamit në Zlipotok, kërkohet paraburgim për autorin e dyshuar dhe babanë
hoxha i vbrabreeee
01/07/2026 - 15:51
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të dyshuarve, B.H. dhe I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi të hënën mbrëma në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit, ku vdiq imami Gazmend Tahirovci.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, B.H. dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me viktimën G.T. për shfrytëzimin e një prone (livadhi), e ka sulmuar atë me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime fatale, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria bën të ditur në një kumtesë për medie, se B.H. dyshohet për kryerjen e veprës penale "Vrasja e rëndë", sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, I.H., babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet se, ndonëse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofronte ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t'i ndihmuar viktimës. Ai dyshohet për veprën penale "Mosdhënia e ndihmës", sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026