Arrestohet djali i princeshës së Norvegjisë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Arrestohet djali i princeshës së Norvegjisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Djali 27-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë është arrestuar nën dyshimin për përdhunim, tha policia norvegjeze të martën.

Marius Borg Hoiby u lind para se nëna e tij Mette-Marit të martohej me Princin e Kurorës Haakon dhe të bëhej princeshë në vitin 2001.

Ai u arrestua për shkelje të kodit penal që ka të bëjë me “marrëdhëniet seksuale me dikë që është pa ndjenja ose për arsye të tjera nuk është në gjendje t'i rezistojë aktit.”

Policia saktësoi se ai akuzohet se ka kryer një “akt seksual pa marrëdhënie” ndaj një viktime “që thuhet se nuk ka mundur t’i rezistojë aktit”.

Viktima e supozuar është një grua rreth të 20-ave, e cila nuk e njihte Hoiby përpara se ta takonte ditën e incidentit të supozuar, tha avokati i saj Hege Salomon për CNN.

Avokati Oyvind Bratlien, tha CNN se Hoiby e mohon akuzën.

Transmetuesi publik norvegjez NRK raportoi se Hoiby tani është akuzuar për vepra të ndryshme kundër pesë personave të ndryshëm - katër gra dhe një burrë.

Høiby gjithashtu është akuzuar për kërcënim për të vrarë një burrë rreth të 20-tave, raportoi NRK.

Shtëpia Mbretërore e Norvegjisë nuk pranoi të komentojë akuzat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024