Gjykata federale në Manhattan të Nju Jorkut ka refuzuar kërkesën e avokatëve të këngëtarit Sean Diddy Combs për lirim me kusht prej 50 milionë dollarësh, duke përmendur prova të reja në rastin e tij mbi akuzat për trafikim seksual dhe shantazh.
Gjykatësi Arun Subramanian hodhi poshtë kërkesën e paprecedentë të paraqitur nga Diddy muajin e kaluar se ai do t'i ndalonte viktimat dhe avokatët e tyre të flisnin publikisht për rastin.
"Lehtësimi i paprecedentë që kërkon Combs për këtë mocion është i pajustifikuar," shkroi gjykatësi në vendim.
Një nga avokatet e viktimave, Ariel Mitchell, ka disa muaj që jep intervista për NewsNation, duke zbuluar detaje tronditëse për atë që i ndodhi klientit të saj.Në shtator, Mitchell tha për NewsNation se një klient tjetër i saj u kontaktua në lidhje me shitjen e një prej kasetave të supozuara të këngëtarit.
“Mund të them se videoja ishte pornografike. Kjo ishte në shtëpinë e tij në Atlanta dhe duket sikur personi nuk po e shikon videon. Për mua, nuk më duket se ai person e di se po incizohet në video,” tha ajo.
Në kërkesën e tyre të katërt, paketa e propozuar e lirimit me kusht përditësoi kushtet e saj, duke sugjeruar që Diddy t'i nënshtrohej monitorimit të rreptë të sigurisë dhe kufizimeve pothuajse totale për të kontaktuar individë të ndryshëm gjatë ndalimit në shtëpi.