Arrestohen edhe dy persona për një rast të lëndimit të rëndë në Kaçanik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen edhe dy persona për një rast të lëndimit të rëndë në Kaçanik
Dy persona
Foto Arkiv
10/03/2026 - 14:37
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e “lëndimit të rëndë” të ndodhur dje në Kaçanik.

Policia njofton se hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime intensive hetimore, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast, H.K., 24 vjeç, dhe E.K., 17 vjeç.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.

Ndërkaq, i lënduari me inicialet SH.K., 21 vjeç, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026