Hamza uron Thaçin për ditëlindje: Kosova të pret
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza uron Thaçin për ditëlindje: Kosova të pret
678643429_1335024308514730_6760533717492573907_n
24/04/2026 - 11:11
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes së tij, duke theksuar mungesën e tij në Kosovë dhe duke shprehur shpresën për rikthim.

“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, thuhet në njoftimin e Hamzës.

Hashim Thaçi u lind më 24 prill 1968 dhe është një nga figurat qendrore të skenës politike në Republikën e Kosovës. Ai ka shërbyer si presidenti i katërt i vendit në periudhën 2016–2020, ndërsa më herët ishte kryeministri i parë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Gjatë karrierës së tij, Thaçi ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme shtetërore, përfshirë atë të ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit në qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës, shkruan KosovaPress.

Gjykimi ndaj tij ka nisur në prill të vitit 2023.

Bashkë me Thaçin, po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026