Arrestohen dy mjekë në Vushtrri, dyshohet se morën ryshfet, të paktën në tetë raste
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen dy mjekë në Vushtrri, dyshohet se morën ryshfet, të paktën në tetë raste
prokuroria mitrovice
13/05/2026 - 11:07
Linku u kopjua

Dy mjek, punonjës të spitalit në Vushtrri, janë arrestuar, nën dyshimin se kanë kërkuar dhe kanë marrë para jashtëligjshëm, për shërbimet që kanë ofruar, të paktën në tetë raste.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Sipas saj, dy të dyshuarit, me inicialet E.S. dhe V.R. u prangosen nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

“Bazuar në dyshimet fillestare, E.S. dyshohet se në tri raste, ndërsa V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, përcjellë KosovaPress.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ky mekanizëm i drejtësisë bëri me dije se brenda afatit ligjor pritet të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026