Arrestohen dy kosovarë që grabitën me thikë dy braziliane dhe një rumun në Prishtinë
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohen dy kosovarë që grabitën me thikë dy braziliane dhe një rumun në Prishtinë
arretimi polivia
01/07/2026 - 10:22
Linku u kopjua

Dy persona, të dy 26 vjeç, janë arrestuar të martën rreth orës 22 e 20 në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer grabitje me armë të ftohtë ndaj tre shtetasve të huaj, në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të kapurit, nën kërcënimin e thikës, dyshohet se më herët ua kanë grabitur dy femrave shtetase të Brazilit dhe një mashkulli shtetas të Rumanisë, dy telefona celularë, 1.500 euro para të gatshme dhe disa bizhuteri.

Pasi e kishin kryer këtë vepër, ata kishin ikur, por, siç thonë nga policia, falë veprimeve intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, autorët e dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar brenda një kohe të shkurtër.

Të arrestuarit janë N.K. A.K., 26 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar dy telefonat e grabitur, bizhuteritë, një pjesë të parave të vjedhura, si dhe dy thika që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026