Arrestohen 9 persona në Shtërpcë
Lexohet për: 1 min.
IMG-f4d3c3b9c4148208aedbbd58ecaaefd4-V
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ " Mbrojta e pyjeve 2022" në pjesën e Parkut Nacional " Sharri ", në  fshatin Berevce të Shtërpcës.

Sipas Policisw, në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional " Sharri".

“Në kuadër të këtij askioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë,  ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motorsharra dhe sasi e drunjëve. Rasti është cilësuar " Vjedhje e pyjeve", thuhet nw njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025