Argjentina në epërsi pas pjesës së parë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Argjentina në epërsi pas pjesës së parë
New Project - 2026-06-22T175536.026
22/06/2026 - 19:56
Linku u kopjua

Pjesa e parë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Austrisë në Kupën e Botës është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të kampionëve të botës.

Njeriu i momentit ishte Lionel Messi, i cili në minutën e 38-të realizoi golin e avantazhit pas një asistimi të Facundo Medina. Ky gol kishte peshë historike, pasi e ngjiti Messin në kuotën e 17 golave në Botëror, duke e bërë golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës dhe duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose.

Argjentinasi mund ta kishte thyer rekordin edhe më herët, por në minutën e 9-të humbi një penallti të fituar pas ndërhyrjes së VAR-it. Megjithatë, kapiteni argjentinas reagoi si kampion dhe gjeti rrugën e rrjetës para pushimit mes dy pjesëve.

Pas 45 minutave të para, Argjentina është në rrugën e duhur drejt një tjetër fitoreje, ndërsa Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026