Arben Fetahu propozohet për anëtar të bordit të KOK-ut
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu propozohet për anëtar të ri të bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi me rastin e prezantimit të projektit Safeguarding the Future" në kuadër të Erasmus+ nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi tha se ka besim të plotë që Fetahu do ta ndihmojë KOK-un në shumë projekte të reja në të ardhmen.

Ndërsa Fetahu tha me këtë rast se ai ndihet shumë i vlerësuar dhe se do të jap kontribut të madh në këtë pozitë.

“Falemdnerit shumë për vlerësimin. Siç e kemi diskutuar edhe më parë, ne punojmë në sport dhe për sportin, kam hapësirë për të dhënë dhe për të kontribuar ne Komitetin Olimpik të Kosovës. Për mua do të jetë nder dhe privilegj i veçantë dhe iu garantoj qe nuk do të mungoj kontributi im”, tha Fetahu.

Ndryshe, Fetahu vitin e kaluar është emëruar edhe anëtar i bordit ne FIBA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024