Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e trotineteve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e trotineteve
710637889_1301859088821013_5942216370655430666_n
04/06/2026 - 13:30
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë sensibilizuese për përdoruesit e trotineteve elektrikë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Fushata, e cila po zhvillohet gjatë kësaj jave nën moton “Mendo me kokë, ngas me kujdes: trotineti yt, përgjegjësia juaj”, është pjesë e planeve operative dhe aktiviteteve parandaluese të Policisë së Kosovës për sigurinë rrugore.

Sipas policisë, qëllimi kryesor i kësaj iniciative është vetëdijesimi i drejtuesve të trotineteve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, mbrojtjen e sigurisë së tyre personale dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Në kuadër të kësaj fushate, zyrtarët policorë po zhvillojnë takime dhe kontakte të drejtpërdrejta informuese me qytetarët, duke shpërndarë gjithashtu fletushka që përmbajnë rregullat bazë për përdorimin e sigurt të trotineteve në trafik, si dhe masat ndëshkuese të parapara me ligj për shkelësit.

Lexo po ashtu
Moti sot
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti drejtuesve të trotineteve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në rrugë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026