Ankandi i pestë i letrave më vlerë më 21 korrik, emetohen 20 milionë euro obligacione
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ankandi i pestë i letrave më vlerë më 21 korrik, emetohen 20 milionë euro obligacione
Ministria e Financave ka njoftuar se më 21 korrik do të organizojë ankandin e pestë të letrave me vlerë për vitin 2026, në kuadër të programit të financimit përmes tregut të brendshëm.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet trevjeçar, në vlerë totale prej 20 milionë euro.
Sipas ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet i sigurt, pasi garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi, i cili përcaktohet përmes ankandit në treg, mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës trevjeçare të investimit dhe është i përjashtuar nga tatimi, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri qeveritar.
Ministria e Financave u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve të interesuar që, për informata lidhur me pjesëmarrjen në ankand dhe procedurat e blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Sipas praktikave të financimit publik të kësaj natyre, që haset edhe në shumë vende dhe rajone të botës, përfshirë SHBA dhe BE, emetimi i letrave me vlerë është një nga instrumentet kryesore që shteti përdor për sigurimin e financimit në tregun e brendshëm ndërsa që njëkohësisht u ofron të interesuarve mundësinë për të investuar në instrumente financiare me rrezik të ulët dhe kthim të garantuar. /KosovaPress/