Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Klinika-E-Biokimis
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Vitin e ardhshëm pritet që pacientët në Kosovë të kenë mundësinë të kryejnë analiza gjenetike dhe të alkoolit në gjak, si dhe të Biologjisë Molekulare në Klinikën e Biokimisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, është premtuar se laboratori i toksikologjisë do të funksionalizohet në një të ardhme të afërt.

Drejtori i Biokimisë në QKUK, Shemsi Veseli në një intervistë për KosovaPress, potencon se në vitin 2025 është planifikuar një investim kapital prej dy milionë eurosh, i cili do të kontribuojë në zgjerimin e shërbimeve dhe analizave të ofruara nga kjo klinikë.

Veseli thekson nevojën e vënies në funksion të laboratorit të toksikologjisë, pasi  ka shumë raste ku përdorimi i kësaj aparature është i domosdoshëm. Ai thotë se është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve për aktivizimin e laboratorit, por nuk bëri të ditur afatin kohor.  

Drejtori i Klinikës së Biokimisë nënvizon mungesën e teknikëve të laboratorit, derisa potencon se vëllimi i kryerjes së shërbimeve në këtë klinikë është i madh, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi një milion analiza në 220 mijë pacientë.

Përveç kësaj, Veseli thotë se për shkak të kërkesave të mëdha për kryerjen e disa llojeve të analizave, ka raste kur materiali harxhohet.

Ndër të tjera, Veseli tregon se mesatarisht brenda 24 orëve bashkë me njësinë varëse në Qendrën Emergjente kryhen deri në gjashtë mijë analiza.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024