Analistë politikë kanë kritikuar veprimin e Listës Serbe në Kosovë, duke theksuar se votimi kolektiv, i zbatuar sipas direktivave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, cenon integritetin e zgjedhjeve dhe pengon votën e lirë të serbëve të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, së bashku me qytetarët, ka votuar në mënyrë të organizuar, ashtu si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke marrë pjesë në orët e para të mëngjesit në procesin e votimit. Të njëjtit pastaj kanë shkuar tek shkolla teknike ku voton edhe Sllavko Simiq.
“Instrumenti i shtetit serb brenda Kosovës, Lista Serbe, në zbatim të direktivave të Vuqiqit, në kundërshtim me Neni 8 të Rregullorës së Zgjedhjeve të Kosovës, filloi votimin kolektiv. Ky veprim cenon jo vetëm rezultatin por edhe vet integritetin e zgjedhjeve. Policia e Kosovës duhët të reagojë me shpejtësi bashkë me Prokurorinë. Tolerime të tilla minojnë rendin ligjor, vendimarrjen dhe vet demokracinë”, ka shkruar ai në Facebook.
https://kosovapress.com/lista-serbe-serish-voton-ne-menyre-te-organizuar
“Nuk është për t’i penguar atyre të drejtën e votës, por për t’u siguruar që të kenë një votë të lirë e demokratike,” tha ai.
Imeri shtoi se Lista Serbe po ushtron presion mbi serbët e Kosovës, duke penguar votën e tyre të lirë.
Sipas Imerit, një ditë më parë kishte vërejtur shumë vetura me targa serbe që, sipas tij, kishin ardhur enkas për procesin zgjedhor, duke rritur shqetësimet për mundësinë e ndikimit të jashtëm në rezultatet e votimit.
“Për shkak të kolonave dje, ndoqa një rrugë alternative dhe më ra të kaloj në disa fshatra me shumicë serbe. Pashë një numër të madh makinash me regjistrim të Serbisë, që kanë ardhur enkas për të votuar. Uroj të mos jenë dikush tjetër që nuk është vetëm udhëtar, dikush që mund të ushtrojë trysni tek votuesit serb dhe të përcaktojë rezultatin. Jam i bindur që kjo ka ndodhur, sidomos në javën e fundit. Kjo që po përmendi është një alarm që institucionet e rendit dhe të sigurisë të reagojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në kohë reale. Nuk mundet një subjekt politik i dirigjuar nga një vend tjetër të përcaktojë rezultatin zgjedhor,” tha ai.
Ndërkohë, në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, ku procesi po zhvillohet me pjesëmarrje të organizuar të qytetarëve.