Lista Serbe sërish voton në mënyrë të organizuar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lista Serbe sërish voton në mënyrë të organizuar
Elek, Simiq
28/12/2025 - 09:25
Linku u kopjua

Edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lista Serbe votoi në mënyrë të organizuar.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, së bashku me qytetarët, ka votuar në mënyrë të organizuar, ashtu si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke marrë pjesë në orët e para të mëngjesit në procesin e votimit. Të njëjtit pastaj kanë shkuar tek shkolla teknike ku voton edhe Sllavko Simiq.

Para mediave u prononcua Elek, i cili i ftoi qytetarët serbë që të dalin sa më shumë në votime.

“Sot është ditë zgjedhjesh. Siç mund ta shihni, një numër i madh i qytetarëve tanë kanë ardhur në vendvotime. Pres që kjo ditë zgjedhore të kalojë në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Ftoj të gjithë bashkëqytetarët që të dalin dhe të votojnë, duke zgjedhur ata që do t’i përfaqësojnë në të ardhmen, deklaroi ai.

Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, të shpallura nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas mungesës së marrëveshjes politike për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

https://kosovapress.com/nis-grumbullimi-i-qytetareve-serbe-prane-selise-se-listes-serbe-ne-mitrovice/

Ndërkohë, në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, ku procesi po zhvillohet me pjesëmarrje të organizuar të qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026