Ramush Haradinaj kujton Marrëveshjen e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ramush Haradinaj kujton Marrëveshjen e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë
Njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Aleancës tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, shkroi ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.