Amerika nxjerr pasaporta me foton e Trump, për 250 vjetorin e pavarësisë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Amerika nxjerr pasaporta me foton e Trump, për 250 vjetorin e pavarësisë
pasoshi amerikan
28/04/2026 - 23:07
Linku u kopjua

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se po përgatit një seri të kufizuar pasaportash përkujtimore për 250-vjetorin e SHBA-së, të cilat do të përfshijnë imazhin e presidentit Donald Trump.

Kjo do ta bënte shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë kryetarin e parë në detyrë që shfaqet në një dokument të tillë zyrtar udhëtimi, njofton AP, përcjellë KosovaPress.

Sipas autoriteteve, nga 25 mijë deri në 30 mijë dokumente të tilla do të jenë në dispozicion për aplikuesit në zyrën e pasaportave në Uashington, pak para 4 korrikut.

Pasaporta e re do të ketë dizajn të veçantë me elemente artistike dhe masa të avancuara sigurie, duke ruajtur standardet e larta të dokumenteve amerikane. Në një nga faqet e brendshme do të vendoset fotografia e Trumpit së bashku me nënshkrimin e tij në formë të artë. Ndërkohë, kopertina do të ketë një dizajn të ndryshuar nga ai standard, me mbishkrime të arta dhe elemente simbolike që lidhen me përvjetorin.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të rritur prezencën e Trump në simbolet publike, përfshirë iniciativa për vendosjen e emrit dhe imazhit të tij në dokumente dhe objekte të rëndësishme, përfshirë edhe kartëmonedha dollarëshe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026