Ambasada e Italisë dhe Agjencia Tregtare Italiane shënuan Ditën e Dizajnit Italian.
Kjo ditë u shënua në hapësirat e "Agim Company", saktësisht në sallën e ekspozitës së kësaj kompanie në Shkabaj të Prishtinës.
"Ajo që dua të them është se për mua Italia ka qenë vendi ku jam frymëzuar dhe vendi ku kam krijuar ëndrrat e mia. Kur isha 18 vjeç, faktikisht pak para se të mbushja 18 vjeç – vizita ime e parë ishte në Cersaie, në Bolonjë të Italisë, që është panairi më i mirë italian në botë. Ky ishte vendi ku u frymëzova se çfarë është cilësia, çfarë është brendi dhe çfarë është produkti.
Pra, falë asaj vizite, unë i krijova ëndrrat e mia, punova shumë dhe u përpoqa fort për të sjellë të gjitha brendet, shërbimin dhe cilësinë italiane këtu në sallonin tonë. Sot, falë Zotit, brenda dy muajsh ne do të kemi sallonin e ri prej 4000 metrash katrorë, i cili do të jetë i tëri i përmbushur me brende italiane. Mund të themi se do të sjellim të gjithë Italinë në Kosovë brenda maksimumi dy muajsh", tha Gashi."Ky edicion i "Ditës së Dizajnit Italian" në Kosovë vjen pas suksesit të edicioneve të kaluara. Ai dëshmon për një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm ndërmjet kompanive kosovare dhe atyre italiane në sektorë të ndryshëm. Vit pas viti, ne po dëshmojmë një prani në rritje të produkteve dhe bizneseve italiane që operojnë në Kosovë dhe bashkëpunojnë me kompanitë vendore, në përputhje me partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona", tha ai.
Ndërsa, ministrja në detyrë e Industrisë dhe e Tregtisë, Mimoza Kusari -Lila i inkurajoi kompanitë nga Kosova të vazhdojnë bashkëpunimin me kompanitë italiane. Sipas saj, kur flasim për dizajnin italian flasim për një filozofi që ndërthur traditën me inovacionin.