Ambasada gjermane: KosovaPress luan një rol jetik në ofrimin e informacionit të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada gjermane: KosovaPress luan një rol jetik në ofrimin e informacionit të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë, të martën, një njoftim për vizitën që shefi i saj, ambasadori Rainer Rudolph realizoi, të hënën, në agjencinë e lajmeve KosovaPress. Këtij postimi, ambasada ia ka lënë titullin “Forcimi i gazetarisë së pavarur”.
“Si shtylla kryesore e ekosistemit mediatik në Kosovë, KosovaPress luan një rol jetik në ofrimin e informacionit të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm për mediat dhe publikun”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane, ku shtohet se në takim me drejtuesit e KosovaPress, “ambasadori Rudolph theksoi rëndësinë e gazetarisë së pavarur në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe debatit të informuar publik”.
“Një mjedis mediatik i lirë dhe pluralist është thelbësor për demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Duke siguruar që qytetarët të kenë qasje në informacione të besueshme, gazetaria cilësore forcon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e shoqërive më të qëndrueshme. Mbështetja e gazetarisë së pavarur nënkupton investim në të ardhmen e demokracisë”, thuhet në fund të njoftimit. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.