Allegri – tifozëve të Milanit: Harrojeni titullin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Allegri – tifozëve të Milanit: Harrojeni titullin
Allegri Milan
16/03/2026 - 08:20
Linku u kopjua

Maximiliano Allegri u ka kërkuar tifozëve të Milanit që ta harrojnë titullin e kampionit pasi ai ka thënë se objektivi i skuadrës është kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo deklaratë e Allegrit erdhi pas humbjes 1-0 nga Lazio duke i lënë rossonerët tetë pikë prapa liderit të tabelës, Interit, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit filluan të flasin për titullin pas fitores në derbi ndaj Interit. Por ne duhet të jemi realist, objektivi ynë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në të kundërtën rrezikojmë të shkatërrojmë gjithçka që kemi ndërtuar këta gjashtë muaj”, u shpreh Allegri pas ndeshjes para mediave.

Allegri foli edhe për nervozizmin e Rafael Leaso kur u zëvendësua në minutën e 68’.

“Leao ishte i nevrikosur për shkak se e dinte se në disa situata mund të bënte më mirë. Këto gjëra ndodhin në ndeshje futbolli. Të gjithë djemtë duan të fitojnë”, theksoi Allegri.

Milani ka 60 pikë në vendin e dytë ne renditjen tabelare të Serie-A.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026