Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka reaguar ashpër ndaj interesimit të Real Madridit dhe Barcelonës për sulmuesin argjentinas Julián Álvarez, duke theksuar se lojtari nuk është në shitje dhe se e ardhmja e tij mbetet në Madrid.
Komentet e Cerezos vijnë pasi mediat spanjolle raportuan se Barcelona kishte përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin, ndërsa Real Madridi dorëzoi zyrtarisht një ofertë prej 150 milionë eurosh. Atletico i hodhi poshtë të dyja tentativat, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit, e cila raportohet të jetë rreth 500 milionë euro.
Së fundmi, Atletico refuzoi edhe ofertën rekord prej 150 milionë eurosh të Real Madridit, ndërsa klubi madrilen reagoi edhe në rrjetet sociale me tone ironike ndaj rivalëve të tij, duke e bërë të qartë se Álvarez konsiderohet i paprekshëm në projektin e trajnerit Diego Simeone.
KosovaPress