Aleanca refuzon takimin me Kurtin, publikon letrën zyrtare drejtuar LVV-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aleanca refuzon takimin me Kurtin, publikon letrën zyrtare drejtuar LVV-së
AAK
Foto Ilustruese
09/07/2026 - 17:47
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë publike letrën zyrtare që i është dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën njoftohet se Aleanca nuk e sheh të nevojshëm zhvillimin e një takimi mes palëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini tha se publikimi i letrës bëhet në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet ai i 26 qershorit, të cilin e cilësoi si të qartë, parimor dhe publik.

Në letrën drejtuar Kurtit thuhet se Aleanca mbetet e gatshme, pa kushte apo kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, nëse mandatari për formimin e Qeverisë pranon gjashtë pikat e ofertës së prezantuar më 26 qershor.

Sipas Aleancës, oferta synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Në fund të letrës, Aleanca thekson se duke pasur parasysh qëndrimin e saj të qartë dhe parimor, nuk e sheh të nevojshëm mbajtjen e një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026