Aksion i madh antidrogë në Pejë, zbulohet laborator për prodhim narkotikësh
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksion i madh antidrogë në Pejë, zbulohet laborator për prodhim narkotikësh
Policia nata1234
18/04/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, kanë zhvilluar një aksion ku është zbuluar një laborator i madh i drogës.

Aksioni është realizuar në një fshat të komunës së Pejë, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike. Po ashtu, në vendin e ngjarjes është zbuluar edhe një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e narkotikëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë Njësitin Antidrogë, si dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, lidhur me këtë rast priten edhe arrestime, ndërsa hetimet janë në zhvillim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026