Aksidenti tragjik në Vjenë, Kurti: Do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjet e viktimave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksidenti tragjik në Vjenë, Kurti: Do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjet e viktimave
Albin Kurti 130326
18/03/2026 - 10:14
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik të së martës në Austria, ku sipas informacioneve zyrtare, tre prej viktimave janë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se është thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë, me qëllim që të ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme për familjarët e viktimave.

Sipas tij, këto janë momente të vështira për të gjithë, ndërsa Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar për t’u qëndruar pranë qytetarëve të saj në çdo rrethanë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026