Ambasada e Kosovës deklarohet për tragjedinë në Vjenë, identifikohet edhe një shqiptar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada e Kosovës deklarohet për tragjedinë në Vjenë, identifikohet edhe një shqiptar
Ambasada e Kosovës në Austri ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi të martën në Vjenë, ku një aksident në vendin e punës la të vdekur katër persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë, shkruan KosovaPress.
Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar identitetin e dy viktimave, si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë.
https://kosovapress.com/tragjedia-ne-vjene-policia-konfirmon-kater-te-vdekur-nga-shembja-e-skeleve-dyshohet-edhe-shqiptare/
Bëhet fjalë për Pajtim Bajramin (1990) dhe Asllan Musliun (1977).
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Deri më tani ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka shprehur ngushëllime.
“Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.