15 kandidatë për deputetë fituan më pak se 10 vota, “kampioni” mori vetëm 4
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
15 kandidatë për deputetë fituan më pak se 10 vota, “kampioni” mori vetëm 4
Zgjedhjet-votimi-votimet-kosove
17/06/2026 - 14:53
Linku u kopjua

Ramadan Maliqi nuk është bërë deputet i Parlamentit të Kosovë. Megjithatë, ai fitoi një “status” unik në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidati që garoi me subjektin Ashkalitë e Bashkuara është “kampion” për sa i përket numrit më të vogël të votave të arkëtuar nga procesi elektoral i 10 ditëve më parë, sipas një vrojtimi që u bëri KosovaPress rezultateve të kandidatëve, në uebfaqen e KQZ-së. Ai nuk bindi më shumë se 4 veta t’ia japin atij besimin për t’u futur në parlamentin e Kosovës.

Si pasues të “liderit” me më së paku vota në zgjedhjet e 7 qershorit vijnë katër kolegë të tij nga po i njëjti subjekt politik. Xhemile Rrahmani e Naim Buzolli i morën nga 5, Xhevrije Emini 6 ndërsa Xhevahire Ramadani 7.

Kaq, pra 7, i fitoi edhe Nusret Beqiri nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Nga 8 vota i morën tre kandidatë – Ibro Feka i Partisë Liberale Egjiptiane dhe Dashurije Hasani e Adriana Abazi, si kandidate të subjektit Ashkalitë e Bashkuar.

“Pak” më mirë se ta, me nga 9 vota, dolën 6 aspirantë për deputet. Ata janë Kimete Sejdiu nga PSA (Partia e Ashkalinjve për Integrim) , Gitena Uka nga Partia Liberale Egjiptian, Arberita Fetaj e Ashkalinjve të Bashkuar si dhe Besart Berisha, Tyrkan Çollaku e Lulzim Morina nga partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Këto të dhëna janë marrë nga faqja zyrtare e KQZ-së, rreth orës 14 të 17 qershorit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026