Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi tre të mitur, duke i marrë jetën dy prej tyre, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në reagimin e tij, përmes një postim në platformën X, Rama shprehet se është njoftuar për “tragjedinë e pangushëllueshme”, siç e ka cilësuar ai, sapo ka zbritur në Erevan të Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026