Aksidenti tragjik në Durrës, humbin jetën dy fëmijë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aksidenti tragjik në Durrës, humbin jetën dy fëmijë
TCH
03/05/2026 - 15:30
Linku u kopjua

16:50

Durrës - Siç raporton Top Channel, fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.

Nikoll Radaçi njihej si person problematik në zonë, për të cilin fqinjët thonë se kryente manovra të rrezikshme me makinë dhe konsumonte alkool.

Policia e Shtetit në Shqipëri, konfirmoi se si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

15:30

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit në Shqipëri, ku dy fëmijë anë  përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuarë duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.

Sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas, fëmija tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë, shkruan TCH, transmeton KosovaPress.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia.

Lajmi në zhvillim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026