Aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, gjashtë të lënduar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, gjashtë të lënduar
aksident-trafiku1111
19/02/2026 - 19:53
Linku u kopjua

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit,” tha për Kosovapress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Kështu ka thënë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu.

“Pesë persona po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë i lindur në vitin 2019, në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për pesë të tjerët po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës,” tha Fazliu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026