Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të falsifikimit të parasë, pasi në Prizren janë dorëzuar 782 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar në rrugën "Ekrem Rexha", ku një zyrtar i një banke ka dorëzuar më 8 korrik në stacionin policor shumën prej 782 eurosh, për të cilën ka dyshime se përbëhet nga kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, me 08.07.2026 ka sjellë në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 €, tri kartëmonedha 50 €, dy kartëmonedha 20€, një kartëmonedhë 10 €, tetëdhjetë monedha 2€, njëzetedy monedha nga 1€) që sipas ankuesit janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.