Aksident me fatalitet, vdes invalidi pasi u godit nga një veturë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje pasdite në Banjë të Malishevës, ku si pasojë një person ka mbetur pa shenja jete.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili ishte duke drejtuar veturë.

Ai dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024