Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen 4 persona
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen 4 persona
QKUK 1111
06/07/2026 - 13:32
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në Gjakove, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).

Nga katër të lënduarit, një fëmijë i është nënshtruar operimit në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe anestezionit.

Lajmin për KosovaPress ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Emërgjencës, Naser Syla, i cili tha se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile por me lëndime të rënda.

“Katër të aksidentuar i ka sjellë Spitali i Gjakovës. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgu në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe anestezionit. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme  në QE. Gjendja e tyre është stabile edhe pse me lëndime  të rënda”, tha Syla.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026