Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk beson që dallimet ndëretnike mund të shkaktojnë më konflikte në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk besoj se dallimet ndëretnike shkaktojnë konflikt. Mund të ketë dëshira, por nuk besoj se ka më pikëpamje të etabluara sikurse ishin në vitet 90-ta, të nxitura nga Beogradi”, ka thënë Kurti.
“Kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni të Veriut. Janë tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe i përket Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë. Duhet të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje. Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë zyrtare dhe tash po rrezikohet. Kjo nuk është e vërtet”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka thënë se temat etnike po hapen vetëm nga politikanë për të cilët tha se “s’kanë ide për nevojat e qytetarëve”.“Gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese janë përzgjedhur nga BDI dhe LSDM. Nuk e di pse sugjeroni se ne mund të ndikojmë”, tha ai.
Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.