“Gjuha shqipe, s’është zyrtare”, BDI i reagon Kurtit: Mos e korit veten, ja ku e ke ligjin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
“Gjuha shqipe, s’është zyrtare”, BDI i reagon Kurtit: Mos e korit veten, ja ku e ke ligjin
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”. Mirëpo, sipas tij, në Maqedoni të Veriut s’mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë gjuhë zyrtare dhe se tash po rrezikohet, “pasi tri dispozitat e ligjit që janë kontestuar në Kushtetuese s’janë zbatuar në të kaluarën”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, politikani i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi i është përgjigjur Kurtit duke publikuar nenin 1 të Ligjit të përdorimit të gjuhës, ku theksohet se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

“Mos e korit veten me dezinformimin e vazalëve!!! Ja ku e ke ligjin o Albin Kurti”, ka shkruar në Facebook ish-ministri Kreshnik Bekteshi.

Albin Kurti ka pritur sot homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ku mbajtën mbledhje ndërqeveritare në Prishtinë.

https://kosovapress.com/ligji-per-gjuhet-ne-maqedonine-e-veriut-kurti-pret-vendim-te-drejte-nga-kushtetueseja

https://kosovapress.com/kurti-dallimet-nderetnike-nuk-mund-te-shkaktojne-konflikte-ne-ballkanin-perendimor

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024