Agron Shabani largohet nga posti i selektorit të Kombëtares së Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Agron Shabani largohet nga posti i selektorit të Kombëtares së Kosovës
New Project - 2026-07-09T185650.401
09/07/2026 - 18:57
Linku u kopjua

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka pranuar dorëheqjen e Agron Shabanit nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares A të Kosovës në konkurrencën e femrave, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë më shumë se tetë viteve në krye të ekipit.

Shabani ishte emëruar selektor më 25 janar 2018 dhe gjatë periudhës së tij Kombëtarja e Kosovës arriti disa nga rezultatet më të rëndësishme në histori.

Nën drejtimin e tij, skuadra u konsolidua në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe kaloi me sukses dy herë fazën e parë kualifikuese për Kupën e Botës.

Ndër sukseset më të mëdha të kësaj periudhe ishin kalimi i Ishujve Faroe në kualifikimet për Botërorin 2023, si dhe fitoret ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës në rrugëtimin kualifikues për Botërorin 2025.

Po ashtu, Kosova regjistroi rezultate pozitive ndaj Qipros dhe Luksemburgut, si dhe zhvilloi përballje të forta ndaj kombëtareve më të mëdha të hendbollit.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të Bordit dhe komunitetit të hendbollit kosovar, e falënderoi Shabanin për punën dhe kontributin e tij në zhvillimin e Kombëtares.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026