Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, , Instituti i Kosovës për Drejtësi , Lëvizja FOL dhe Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media.
Sipas tyre, kandidatët janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.
Ne, të poshtëshënuarit, shprehim zhgënjimin tonë me vendimin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media në një proces të dokumentuar haptazi si të komprometuar.
Kandidatët e dy trupave drejtues të këtyre institucioneve janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.Anëtarët e të dy bordeve do të veprojnë nën hijen e mandateve të marra në procese të komprometuara. Ne do të monitorojmë me vëmendje të shtuar punën e të dy bordeve dhe do të informojmë publikun për veprimet e tyre.
Vlerësimi i procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës – https://agk-ks.org/…/procesi-i-perzgjedhjes-se…/
Lëvizja FOL
Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias