Agim Çeku: Lidhja e Pejës me Aleancën është lidhje Besa-Besë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Agim Çeku: Lidhja e Pejës me Aleancën është lidhje Besa-Besë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Agim Çeku ka bërë thirrje për mbështetje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar lidhjen e Pejës me këtë subjekt si “lidhje Besa-Besë”.
Ai ka thënë se Aleanca para qytetarëve të Pejës vjen “me kokën lart”, pasi sipas tij, në listën e saj nga Dukagjini janë përfshirë njerëz të dëshmuar, të cilët kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.
Çeku ka kërkuar mbështetje për Ardian Gjinin, të cilin e ka quajtur profil politik të kompletuar në diplomaci, qeverisje qendrore dhe lokale.
Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e rolit të Ramush Haradinajt në politikë, duke thënë se prania e tij është jetike për sigurinë e Kosovës, veçanërisht derisa vendi nuk është integruar plotësisht në NATO.
“Lidhja e Pejës me Aleancën do të vazhdojë edhe pas 7 qershorit, sepse është lidhje për forcimin e shtetit”, ka deklaruar Çeku.
Në fund, ai ka ftuar qytetarët që më 7 qershor ta votojnë Aleancën, me numrin 128.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.