Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike, Zeqiri: Mund të përsëritet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua
Numri një i Zubin Potokut Izmir Zeqiri shprehet i rezervuar për mundësinë e përsëritjes së sulmeve të ngjashme me atë të 29 nëntorit 2024 në të ardhmen, teksa gjendjen aktuale në komunën që ai e drejton e vlerëson të qetë dhe nën kontroll.
Zeqiri në një intervistë për KosovaPress thotë se bashkëpunimi me komunitetin serb është i mirë dhe se nuk ka probleme të theksuara.
Sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror, Zeqiri thotë se nuk ka ankesa të theksuara në këtë drejtim teksa asnjëherë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt për çështje sigurie.
Duke folur mbi punësimet në komunë, kryetari Zeqiri thotë se ajo është pothuajse e barabartë në aspektin ndër-etnik.
I pari i Zubin Potokut ka folur edhe për planet e realizimit të projekteve për 2025, por duke mos dashur të zbulojë nëse do t’i hyjë garës edhe për një mandat të dytë si kryetar i komunës.
Zeqiri në mesazhin e tij për qytetarët thotë se duhet të ndihen krenarë me infrastrukturën ligjore që ofron shteti i Kosovës për të gjithë, pa asnjë dallim.