Konsiderohet si “Mbretëresha e sporteve”, por atletika është sporti që nuk e ka asnjë stadium të dedikuar për këtë disiplinë. Edhe pse i lënë krejtësisht pas dore si sport, në Lojërat Olimpike të mbajtura vitin e kaluar në Paris, Kosova u përfaqësua nga dy atletë, Gresa Bakraqi dhe Grevist Bytyçi.
Suksese të tilla ngrenë alarmin për investim në infrastrukturën e këtij sporti pasi Kosova ka mbetur pa shteg të atletikës që nga vitit i largët 1991.
Atletja Gresa Bakraqi thotë se është penalizuar direkt në rezultatet e saj për shkak të mungesës së kushteve për stërvitje në Kosovë. Ajo tregon se si detyrohet të kërkojë shtigje të atletikës për stërvitje në shtetet tjera.
Për trajnerin e atletikës, Adrian Mazreku, i cili mundësoi me punën e tij që Grevist Bytyçi ta përfaqësonte Kosovën në Lojërat Paralimpike në sportin e atletikës në Paris vitin e kaluar, është e pakuptueshme që një shtet i tërë të mos e ketë së paku një shteg të atletikës.Të gjithë sportistët që merren me atletikë në Kosovë, stërvitjet e tyre i zhvillojnë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, i cili ka vetëm pesë shtigje të atletikës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...