Kurti takon grupin e parë të qytetarëve nga BeH që hynë pa viza në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kurti takon grupin e parë të qytetarëve nga BeH që hynë pa viza në Kosovë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina të cilët hynë sot në orët e para të mëngjesit pa viza në vendin tonë. Me këtë rast Kurti tha se Kosova dhe BeH janë miq që duhet të ndërtojnë ura të reja.

Me ndërrimin e motmoteve, më 1 janar 2025, grupi i parë i qytetarëve që erdhën nga Bosnja në Kosovë u mirëpritën nga zëvendëskryeministrja e vendit Emilia Rexhepi në pikën kufitare.

Kurti tha se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Sarajevës është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit, por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Ka forca të ndryshme politike dhe të tjera që mund të na vënë pengesa, por megjithatë ato pengesa vetëm sa na kalitin për sfidat e ardhshme në të cilat do të fitojmë, andaj me këtë rast dua të them se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës janë dy shtete dhe dy popuj miq që duhet të ndërtojnë ura të reja në kuptimin ekonomik, arsimor dhe kulturor. Dua që Prishtina dhe Sarajeva t’i ndërtojnë ato ura, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e rajonit tonë por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, edhe një herë mirë se erdhët dhe jam shumë i lumtur që jemi sot bashkë”, tha Kurti.

E pranishme në këtë takim ishte edhe zëvendës kryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi ku u dëshiroi mirëseardhje shtetasve nga Bosnja dhe Hercegovina, duke kërkuar nga të pranishmit që të ndihen si në shtëpinë e tyre.  

Lëvizja e lirë, e qytetarëve të BeH, u ratifikua në shkurt të 2023 me 82 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Sa i përket lëvizjes së lirë të shtetasve kosovarë ende nuk ka marrëveshje të lëvizjes vetëm me letërnjoftim.

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025