Azerbajxhani i kërkon Rusisë të paguajë kompensim për rrëzimin e aeroplanit
Bota
Lexohet për: 1 min.
SHBA: Ka indikacione të hershme se Rusia rrëzoi aeroplanin e Azerbajxhanit
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Azerbajxhani kërkoi të dielën që Rusia të pranojë fajin për rrëzimin e avionit të saj të pasagjerëve, të ndëshkojë përgjegjësit dhe të paguajë dëmshpërblim.

Duke folur për gazetarët në Baku, Presidenti Ilham Aliyev konfirmoi se avioni i Azerbajxhanit, i cili u rrëzua pranë qytetit të Kazakistanit Aktau, u dëmtua rëndë nga zjarri tokësor dhe pothuajse humbi kontrollin për shkak të luftës radio-elektronike.

"Faktet janë se avioni civil i Azerbajxhanit u dëmtua nga jashtë në territorin rus, afër Groznit, dhe pothuajse humbi kontrollin. Ne gjithashtu e dimë se avioni ynë është bërë i pakontrollueshëm për shkak të luftës radio-elektronike," tha ai.

Fluturimi i AZAL, në rrugë nga Baku në Grozny në Republikën Çeçene të Rusisë, u rrëzua 3 kilometra nga Aktau në bregun e Detit Kaspik të mërkurën.

Autoritetet kazake raportuan se 38 persona humbën jetën në rrëzimin e avionit Embraer 190, i cili kishte 67 persona në bord, ndërsa 29 mbijetuan. Hetimet për incidentin janë duke vazhduar si në Azerbajxhan ashtu edhe në Kazakistan. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025