Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshme gjatë natës është sepse ka më pak shpërqendrime.
Kështu është më e lehtë që e gjithë vëmendja juaj të shkojë tek dhimbja e dhëmbit dhe të mos ju zërë gjumi.
Ilaçet kundër dhimbjeve
Marrja e ilaçeve pa recetë si ibuprofeni është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për shumë njerëz, që redukton në mënyrë efektive dhimbjet e dhëmbëve.Përdorimi i kompresave të ftohta mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Mjafton që në zonën e faqes ose të nofullës ku ndjeni dhimbje, të vendosni një qese me copa akulli të mbështjellë me një peshqir. Në këtë mënyrë akulli do të veprojë duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ndaluar dhimbjen.
Flini duke e mbajtur kokën sa më lart
Disa pomada që përmbajnë përbërës të tillë si benzokaina mund të mpinë zonën problematike duke bërë që të mos ndjeni më dhimbje për një periudhe kohe. Sidoqoftë, benzokaina nuk është e përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël.
Shpëlarja e gojës me ujë të kripur, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e grimcave të ushqimit ose mbeturinave në dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
Peroksidi i hidrogjenit
Një studim i vitit 2016 zbuloi se shpëlarja me peroksidin e hidrogjenit ndihmoi në reduktimin simptomave të parodontitit.
Kini parsysh që para përdorimit, peroksidi i hidrogjenit duhet tretur në ujë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet gëlltitur.
Duke qenë se menjta përmban antibakterial dhe antioksidues, çaji i mentes ose thithja e qeseve të saj gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit. Gjithashtu mentoli si një përbërës aktiv i mentes, mund të ketë një efekt të lehtë mpirës në zonat e ndjeshme.
Ju mund të mbani pranë dhëmbit një karafil ose mund të krijoni një masë pastoze duke bluar një sasi të vogël karafili dhe duke e përzier me ujë.
Hudhra