Arteta tejet i kënaqur me Calafiorin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ishte sërish i kënaqur nga ajo që pa nga italiani Riccardo Calafiori gjatë fitores 2-0 të Arsenalit ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Calafiori, i cili kapërceu një frikë të vogël dëmtimi për të marrë një vend në formacionin startues të Arsenalit, luajti 90 minutat e plota teksa londinezët e veriut fituan 2-0 ndaj PSG-së në “Emirates” të martën mbrëma.
Ai përsëri u rreshtua në krahun e majtë me qendërmbrojtësit e rregullt Gabriel dhe Ëilliam Saliba. Calafiori pati 52 prekje të topit, përfundoi 100% të pesë goditjeve që tentoi dhe gjithashtu përfundoi pesë pasime.
Për përpjekjet e tij, Calafiori doli me një vlerësim mesatar prej 7.5 nga shtypi britanik, përcjellë KosovaPress.
Duke shpjeguar se pse ishte sërish kaq i kënaqur me paraqitjen e italianit, Arteta tha: “Ai ka kapacitetin për të zënë hapësira të ndryshme, ai është shumë rehat me këtë, ai e ka bërë tashmë këtë në Itali dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nënshkruar me të.
“Para së gjithash, ai është një mbrojtës i madh, ai ka këtë prani dhe energji dhe përkushtim të plotë në reagimin që bën dhe është vërtet i guximshëm. Atij nuk i intereson në ato situata, ai dëshiron topin, ai dëshiron të bëjë gjërat të ndodhin me të dhe është i lumtur që luan në role të ndryshme”, theksoi në fund Arteta.