Ademi niset drejt Meksikës për Botërorin 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ademi niset drejt Meksikës për Botërorin 2026
Agim Ademi
09/06/2026 - 09:02
Linku u kopjua

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në Kongresin e FIFA-s, Kosova u pranua si anëtare e barabartë e familjes botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti Ademi do të jetë në mesin e krerëve të të gjitha federatave anëtare të FIFA-s që do të marrin pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Ndërkaq, sipas FFK-së, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Ademi do të marrë pjesë në Samitin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Më pas Ademi do të rikthehet në Kosovë, derisa me ftesë të presidentit Infantino, do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026