Ademi kujton Vokrrin në përvjetorin e vdekjes: Frymëzimi ynë nuk shuhet kurrë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ademi kujton Vokrrin në përvjetorin e vdekjes: Frymëzimi ynë nuk shuhet kurrë
Ademi-Vokrri
09/06/2026 - 08:53
Linku u kopjua

Tetë vjet pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kujtimi për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdon të mbetet i gjallë te komuniteti sportiv dhe opinionit publik.

Në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një mesazh përkujtues, duke e cilësuar Vokrrin si një figurë të pazëvendësueshme të futbollit dhe shtetndërtimit sportiv të Kosovës.

Ademi ka theksuar se Vokrri nuk ishte vetëm një futbollist i madh, por edhe njeriu që udhëhoqi futbollin kosovar drejt njohjes ndërkombëtare, duke bërë realitet anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi. E një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri. Sot, tetë vjet më vonë, kujtimi për të mbetet po aq i fortë sa dita kur na la”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, trashëgimia e Vokrrit vazhdon të jetë frymëzim për brezat e rinj, ndërsa numri 9 që ai mbajti me krenari gjatë karrierës së tij mbetet simbol i suksesit, lidershipit dhe përkushtimit ndaj futbollit të Kosovës.

“Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës”, ka përfunduar Ademi në mesazhin e tij përkujtues.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026