Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Degës së LDK-së në Podujevë për nominimin e kandidatëve për deputetë, duke vlerësuar unitetin dhe përgjegjësinë e treguar nga struktura lokale e partisë.
Abdixhiku ka falënderuar Degën e Podujevës për, siç ka thënë ai, “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë” në këtë moment që e ka cilësuar si të rëndësishëm për bashkimin e LDK-së.
“LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës”, shkroi ai.
Në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK-ja nuk e kishte propozuar Veliun kandidat për deputet.