Dega e LDK-së në Podujevë merr këtë vendim për Agim Veliun
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dega e LDK-së në Podujevë merr këtë vendim për Agim Veliun
agimveliu-kp
Foto Arkiv
11/05/2026 - 18:16
Linku u kopjua

Dega e LDK-së në Podujevë ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege në LLap, Ekrem Hyseni.

Hyseni shkroi në Faecbook se me qëllim të unifikimit të strukturave dhe mbështetësve të partisë, ka propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi të jetë edhe Agim Veliu.

“Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni.  Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve”, shkruan ai.

Në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK-ja nuk e kishte propozuar Veliun për kandidat për deputet Agim Veliun.

Veliu ka qenë kryetar komune në Podujevë, ish-ministër në qeveritë e kaluara dhe ish-deputet i LDK-së dhe ish-kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026