Abdixhiku: Prirja e Rugovës për liri e pavarësi më e suksesshmja e popullit shqiptar
Lexohet për: 2 min.
17 Lumiri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovë ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku tha se festën e ditëlindjes së 15-të të Kosovës po e nisin duke nderuar atin themeltar të shtetit të Kosovës dhe prijësin e projektit të madh shqiptar, ish presidentin, Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së, theksoi se miqësia me SHBA-të duhet të vazhdojë përherë.

“Filluam nga ati themeltar i shtetit të Kosovës njeriu që nisi projektin më të madh shqiptar, presidenti historik,  Ibrahim Rugova përpjekja e të cilit dhe prirja e të cilit për liri, demokraci, pavarësi ishte prirja më suksesshme e popullit shqiptar në Kosovë dhe ky projekt i tij i një Kosove të pavarur, sovrane anëtarësuar në NATO dhe BE  me  miqësi të përhershme me SHBA-të duhet të vazhdoj edhe më tutje. Sot nderojmë të gjithë të rënët, nderojmë edhe gjithë heronjtë e popullit të Kosovës që ranë në altarin e lirisë. Nga këtu do të vazhdojmë në Prekaz për të nderuar Jasharajt atje si simbolikë e përkryer e angazhimit popullor për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës“, tha ai./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025